Sindikatat e ‘Hekurudhave Maqedonase–Infrastruktura’, anulon grevën
Nuk ka grevë për të punësuarit në “Hekurudhat Maqedonase– Infrastruktura”. Punëtorët, pas takimit të djeshëm me drejtorin e tyre Irfan Hasani vendosën që grevën e paralajmëruar ta vënë në pushim deri të hënën, për kur iu premtua se do t’i marrin pagat e mbetura.

“Dje pasdite kishim një bisedë konstruktive me z. Hasanin në ët cilën nga ana e tij na u tha se gjatë ditës së nesërme ose më së voni deri të hënën do ta marrin tërë pagën, të pa-zvogëluar dhe jo në pjesë sikurse që na thanë kur ishim për bisedime në ministri. Unë shtroj pyetjen: pse nëse ka mjete, nuk na thanë se të premten ose të hënën do të marrim pagën kështu që nuk do të kishte nervozë dhe tension mes të punësuarve”, deklaroi  Marjan Ristovski, kryetar i Sindikatës.

Ndërkaq, sindikatat dhe të gjithë të punësuarit në “Hekurudhat Maqedonase– Infrastruktura” thonë se nëse drejtori nuk e respekton marrëveshjen atëherë të hënën do të ndërmarrin masa radikale.

“Deri të hënën trafiku hekurudhor do të zhvillohet sipas orarit. Nëse të punësuarit nuk e marrin pagën sikurse që u morën vesh me drejtorin e tyre, atëherë këto shina do të mbeten të zbrazëta, kurse udhëtarët do të duhet të kërkojnë mjete tjera për transport”.
Ndërmarrja “Hekurudhat Maqedonase– Infrastruktura” iu ka borxh disa paga të punësuarve. Ndërmarrja “Hekurudhat Maqedonase - Transporti” ndërmarrjes “Hekurudhat Maqedonase – Infrastruktura” i ka borxh për shërbimet e kryera në shkallë prej 200 milion denarë që mjafton për katër paga të ndërmarrjes “Hekurudhat Maqedonase - Infrastruktura”. 
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG