Projektet që janë kryer ose do të kryhen gjatë vitit 2012

А)  KORRIDORI 10 dhe 10d

 

1.     Instalimi i APB-së (bllokut automatik) dhe sigurim me pajisje sinjalo-siguruese në 9 kalime rrugore të segmentit Klisurë – Gjevgjeli......................................................................................2.000.000 Е

Për realizimin e këtij projekti janë përdorur pajisjet e instaluara më parë që nga viti 1995.Ndërtimi ishte financuar nga buxheti i RM-së,ndërsa punët e ndërtimit i realizuan punonjësit e NP HM Infrastruktura.

Me këtë projekt rrumbullakohet në tërësi teknologjia e hekurudhës së Korridorit 10 prej Tabanovce deri në Gjevgjeli.Ky sistem e rrit fuqinë e lejekalimit të hekurudhës,sepse jep mundësi që të lëvizin më shumë trena njëri pas tjetrit në të njejtin drejtim,në distancë të sigurt në hapsirën mes dy stacioneve hekurudhore dhe kështu e zvogëlon kohën e ngasjes dhe e rrit sigurinë në komunikacion.

 

2.     Rrjeti i integruar i komunikacionit ...........................................3.520.000 Е

Për realizimin e këtij projekti janë përdorur pajisje të dhuruara nga USA-TDA në kabllo optike me pajisje mbështetëse dhe kredi nga Banka Botërore për pajisje të shumëfishta komunikative.Ndërtimi ishte financuar nga buxheti i RM-së për rrjetin optik që e realizuan punonjësit e NP HM Infrastruktura.

Ky projekt shtrihet në të gjithë Korridorin 10 në relacionin Tabanovcë – Gjevgjeli dhe segmentin Shkup – Vollkovë.E rëndësishme për këtë projekt ishte mbulimi me lidhje telekomunikative i stacioneve kufitare Tabanovcë,Vollkovë dhe Gjevgjeli.

Sistemi mundëson bartje të shpejtë të sasive të mëdha të informacioneve për nevojat e NP HM Infrastruktura,për nevojat e disa ndërmarrjeve publike shtetërore,si dhe dhënie me qira operatorëve të jashtëm me shërbime telekomunikative në RM.Bartja nëpërmjet kabllit optik me përdorimin e pajisjeve të shumëfishta e zëvendëson krejtësisht bartjen nëpërmjet kabllove prej bakri me kapacitet të kufizuar dhe nivel të lartë të zhvlerësimit.

 

3.     Udhëheqja e komunikacionit nga larg ( Telekomandë )..........2.000.000 Е

Për realizimin e këtij projekti është përdorur kredi nga Banka Botërore dhe pajisjet e mëparshme të prokuruara për mundësi të udhëheqjes nga larg.Ndërtimi është financuar nga buxheti i R. së Maqedonisë,ndërsa punët e ndërtimit i realizuan punonjësit në NP HM Infrastruktura.Ky system është i instaluar në linjën hekurudhore të Korridorit 10 prej Tabanovce deri në Gjevgjeli.Sistemi mundëson udhëheqje qendrore të komunikacionit  nga qendra e komandës në Trubarevë,e rrit efikasitetin në punë dhe fuqinë e lejekalimit në hekurudhë.Shërbimi operativ ka një pasqyrë të plotë të situatës së përgjithshme të komunikacionit të Korridorit 10 dhe në mënyrë efikase dhe racionale mund ta organizojë dhe udhëheqë komunikacionin përgjatë gjithë linjës hekurudhore.

 

4.    Riparimi  i hekurudhës Negotinë – Dubrovë ..................................2.000.000 Е

Për realizimin e këtij projekti mjetet financiare ishin siguruar nga buxheti i R. së Maqedonisë.Është përpunuar riparim i linjës hekurudhore në gjatësi prej 6.2 kilometrash,duke i zëvendësuar pragjet e rrënuara të drunjta me ato të betonit dhe pjesë të shinave.Në këtë mënyrë mundësohet që në këtë pjesë të hekurudhës trenat të lëvizin me shpejtësi që është e projektuar hekurudha prej 120 km/orë.

.

5.     Sigurimi me pajisje sinjalo-siguruese në 7 kalime rrugore të hekurudhës Veles – Manastir të Korridorit 10d......................................................700.000 Е

Për realizimin e këtij projekti mjetet financiare ishin siguruar nga buxheti i R. së Maqedonisë.Ndërtimi është në fazën e përfundimit,ndërsa kryerës të punëve janë punonjësit në NP HM Infrastruktura.

Me realizimin e këtij projekti rritet siguria në komunikacionin hekurudhor për shkak se popullata e cila graviton në atë zonë kanë 7 vende shtesë të siguruara me pajisje sinjalizuese ku mund sigurt të kalohet me automjet hekurudha e cila është në nivel me rrugën.Në ato vende me indikacione sinjalizuese dhe tingëlluese paralajmërohen pjesëmarrësit në komunikacion për ardhjen e trenit.

 

6.     Sistemi informativ për udhëheqjen e infrastrukturës..........620.000 Е

Ky projekt është financuar me kredi nga Banka Botërore.Implementimi i projektit është në fazën përfundimtare.Projekti duhet të sigurojë informata dhe raporte për gjendjen dhe kualitetin e hekurudhës në të gjithë rrjetin hekurudhor.Me implementimin e tij do të rritet në nivel më të lartë vëzhgimi i mirëmbajtjes së rregullt dhe investimeve të hekurudhave dhe instalimeve.

 

 

BKorridori 8

7.     Sigurimi me pajisje sinjalo-siguruese në 14 kalime rrugore të hekurudhës Gj.Petrov – Gostivar..........................................................2.360.000 Е

Ky investim është realizuar me përdorim të pajisjeve të dhuruara nga USA-TDA. Ndërtimi është financuar nga buxheti i R. së Maqedonisë,ndërsa punët e ndërtimit i realizuan punonjësit në NP HM Infrastruktura.

Me realizimin e këtij projekti rritet siguria në komunikacionin hekurudhor për shkak se popullata e cila graviton në atë zonë kanë 14 vende shtesë të siguruara me pajisje sinjalizuese ku mund sigurt të kalohet me automjet hekurudha e cila është në nivel me rrugën.Në ato vende me indikacione sinjalizuese dhe tingëlluese paralajmërohen pjesëmarrësit në komunikacion për ardhjen e trenit.Në këtë pjesë të hekurudhës,shikuar statistikisht çdo vit ndodhin fatkeqësi rrugore me pasoja vdekjeprurëse,kështuqë përfitimi i këtij projekti është mbrojtja e popullatës e cila ka nevoje të përditshme të komunikimit nga të dyja anët e linjës hekurudhore.

 

8.     Rrjeti i integruar i komunikacionit Shkup – Tetovë

Për realizimin e këtij projekti janë përdorur pajisje të dhuruara nga USA-TDA në kabllo optike me pajisje mbështetëse dhe kredi nga Banka Botërore për pajisje të shumëfishta komunikative.Ndërtimi ishte financuar nga buxheti i RM-së për rrjetin optik që e realizuan punonjësit e NP HM Infrastruktura.

Ky projekt shtrihet pamvarësisht në të gjithë Korridorin 10 prej Tabanovce deri në Gjevgjeli dhe segmentin e Korridorit 8 prej Shkupi deri në Tetovë.

Sistemi mundëson bartje të shpejtë të sasive të mëdha të informacioneve për nevojat e NP HM Infrastruktura, si dhe dhënie me qira operatorëve të jashtëm me shërbime telekomunikative në RM,në atë rajon.

9.     Rrjeti i integruar i komunikacionit Tetovë – Gostivar

Ky projekt është pjesë e totalit të rrjetit të integruar komunikativ që është përfunduar në vitin 2010,por ka mbetur edhe shtrirja në tokë e kabllit optik në segmentin Tetovë – Gostivar në gjatësi prej 25 kilometrash.Punët do të kryhen deri në fund të vitit 2011.

 

  1. Përpunimi i dokumentacionit të tenderit për Korridorin 8 në segmentin

 Kriva Pallankë – kufiri i Bullgarisë................................................550.000 Е

Për realizimin e këtij projekti mjetet financiare ishin siguruar nga buxheti i R. së Maqedonisë.Është përpunuar projekti themelor për trasën  për segmentin prej Kriva Pallanke deri në kufirin me R.e Bullgarisë në gjatësi prej 23 kilometrash nga firma e kosultimeve Ballkan.Për projektin është bërë edhe revizion dhe është marrë raport pozitiv.

11.  Përpunimi i dokumentacionit teknik për Korridorin 8 në segmentin Kërçovë – Lin ( kufiri i Shqipërisë ).................................................850.000 Е

Për realizimin e këtij projekti mjetet financiare ishin siguruar nga buxheti i R. së Maqedonisë.Është përpunuar projekt ideor,studim i fizibilitetit she studim i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis,për segmentin prej Kërçove deri në Lin në gjatësi prej 63 kilometrash.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG