Asani me mandat të ri në katër vjeçar në Hekurushat e Maqedonisë Infrastruktura
Në mbledhjen e fundit të bordit drejtues të ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura, Ifan Asani morri besimin që edhe për katër vitet e ardhëshme të jetë neë krye të kësaj ndërmarrje publike. 

Asani në mandatin e tij të parë si drejtor të kësaj kompanie me vështërësi të mëdha dhe punë të palodhshme arriti që t’i zgjidhë problemet më të mëdha të cilat i trashëgoi kur u emëruar si drejtor në NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura siç ishin pagesa e vonuar e pagave mujore për punëtorët, vjedhjet nëpër hekurudha si dhe borxhet ndaj kompanive të tjera. 

Asani për katër vitet e para të mandatit të tij ngriti sigurinë në trafikun hekurudhor.   Me ardhjen e drejtorit Asani  në krye të NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura filluan punët ndërtimore për rindërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës ekzistuese hekurudhore  të cilat rrjedhin intensivisht me qëllim që Maqedonia të lidhet me hekurudhë nga dy anët.

Meritë më e madhe e Asanit në mandatin e tij të parë si drejtor i NP Hekurudhat e Maqedonisë –Infrastruktura është tejkalimi i problemeve në 40 vende kritike të ashtuquajtura “pika të zeza” tek të cilat për shkak të problemeve në hekurudhë, trenat ishin të detyruar shpejtësinë e tyre ta ulin edhe deri në 30 kilometra në orë. 

Përveç kësaj është riparuar numri më i madh i urave hekurudhore tek të cilët për shkak të dëmtimëve të binarëve, trenat ishin detyruar të ulin shpejtësinë e tyre.

Pas riparimit të tyre trenat nëpër këto ura përsëri e kthyen shpejtësinë e tyre të projektuar sipas rregulloreve.

Gjithashtu filluan aktivitetet për ndërtimin e të dy pjesëve të Korridorit 8 me çka Maqedonia nëpërmjet hekurudhës do të lidhej me Bullgarinë dhe Shqipërinë. 

Njëra pjesë e përfshin ndërtimin e linjës hekurudhore Kumanovë-Belakovcë-Kriva Pallankë- kufiri me Bullgarinë ndërsa pjesa tjetër parashikon vazhdimin e Korridorit 8 nga Kërçva deri në Lin, kufiri me Shqipërinë.

Për këtë qëllim janë realizuar shumë takime në nivele shtetërore me kompanitë hekurudhore dhe ministritë përkatëse të tre shteteve Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe bashkarrisht është marrë vendim që ky Korridor të vihet në funksion.

Pas procedurave të shumta kanë filluar punët ndërtimore në pjesën Kumanovë-Belakovcë të financuara nga BERZH-i.

Sfidë për drejtorin Asani në mandatin e dytë katër vjeçar, mbetet dhe do të jetë lidhja me Shqipërinë nëpërmjet hekurudhës, lidhje pa të cilën Korridori 8  nuk do të ishtë i kompletuar.

Me lidhjen hekurudhore të tre shteteve do të realizohej lidhja strategjike të porteve të detit të Zi dhe detit Adriatik.

Pikërisht për këtë qëllim përmes IPA komponentës tanimë është financuar hartimi i projektit kryesor ndërtimor të cilin po e realizon  konzorciumi i përbërë nga kompania spanjole “ Tipsa” dhe ajo franceze Luj Berzhe.

Në ndërkohë në mënyrë aktive marrim pjesë në bisedime për financimin e kësaj pjesë hekurudhore si dhe pjesën e mbetur të hekurudhës në drejtim të Bullgarisë.

Pritjet tona janë se më së voni deri në vitin 2022 te kemi edhe trenin e parë në relacionin Sofje-Shkup- Tiranë. 
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG