Asani: Kemi riparuar 55 kilometra rrjet hekurudhorë në Korridorin 10
Katër vitet e fundit kemi riparuar 55 kilometra të rrjetit hekurudhor në Korridorin 10 duke përfshirë edhe disa të ashtuquajtura “pika të zeza” në Lisiçe, Draçevë, Kadina Rekë, Milladinovcë, Romanovce, Demir Kapi, Gjorçe Petrov, Jegunocë, Tetovë, Gostivar, por edhe pjesë të rrjetit prej Manastiri deri në Veles. 

Kështu deklaroi drejtori i ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani në pres konferencën e sotme duke u përgjigjur akuzave të partisë opozitare LSDM e cila ditë më parë përmes një komunikate kishte shkruar se rrjeti hekurudhor në Maqedoni është i “kalbur”. 

“Ndoshta kanë qenë të kalbura në një kohë apo janë lënë të rinë ashtu 20 vite sikur është rasti nga Kumanova deri në Belakovcë dhe prej Belakovce deri në Kriva Pallankë, por para katër vite filluam t’i rehabilitojmë. Normal nuk pretendojmë se kemi bërë gjithçka dhe se i kemi përfunduar të gjitha punët , por kemi shumë punë të mëdha që sot kanë rëndësi të madhe e kjo është mundësia që trenat nga Gjevgjelia deri në Tabanoc të lëvizin me shpejtësinë e projektuar prej 120 kilometra në orë” tha Asani.

Në vazhdim Asani shtoi se rrjeti jonë hekurudhor është ndërtuar dhe projektuar me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë dhe më tepër nuk mund të lejojmë. 

“Garantojmë se aty ky trenat lëvizin me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, siguria nuk është rrezikuar as edhe për 0.01 për qind. Do të thotë siguria është e garantuar 100 për qind.  Të gjithë jemi dëshmitar se tek ne nuk kemi aksidente të ndeshjes direkte tren me tren, por kemi aksidente të cilat janë të pjesë hibride, përkatësisht kryqëzimi i rrugës me infrastrukturën hekurudhore” u shpreh Asani .

Ai shtoi se deri para katër viteve ka pasur pjesë të rrjetit hekurudhor nëpër të cilat treni ka lëvizur ngadalë, bile edhe nga shpejtësia e njeriut i cili ecë në këmbë, duke shtuar se tani gjithë kjo tani është haruar.

“ Për shkak të defekteve të shpeshta dhe vjedhjeve kemi pasur situatë që të mos punojë sistemi sinjalizues, por gjithashtu në pajtueshmëri me rregulloret kemi mundësi sipas të cilave nuk rrezikohet siguria e njerëzve dhe të gjithë atyre të cilët e shfrytëzojnë trafikun hekurudhorë. Me vendosje e kamerave apo video mbikëqyrjes nëpër stacionet hekurudhore, ndërsa në fazë është edhe vendosja e video mbikëqyrjes në pjesët ku hekurudha kryqëzohet me infrastrukturën rrugore me ç’rast këto probleme do t’i takojnë të kaluarës . Tre muaj pas vendosjes të video mbikëqyrjes, vjedhjet arritëm ti zvogëlojmë në 10 apo 9 për qind. E gjithë kjo nënkupton se gjithë investimi na është paguar për vetëm tre muaj” tha Asani. 

Asani saktësoi se treni i ri, dje kishte vozitje promovuese, dhe do të lëvizë vetëm në Korridorin 10 i cili është i elektrifikuar, ndërsa në Korridorin 8 dhe në pjesët tjera të rrjetit hekurudhorë do të përdoren dizel garnitura, duke shtuar se vetëm dy garnitura të reja do të jenë të elektrofikuara, kurse 4 do të jenë dizel garnitura.

“ Asnjë rajon në Maqedoni nuk do të anashkalohet. Trenat e ri do të lëvizin dhe ata janë blerë dhe u dedikohen të gjithë njerëzve në Maqedoni pa marrë parasysh a i takojnë njërës apo tjetrës përkatësi etnike apo i takojnë njërës apo tjetrës parti politike “ tha Asani. 

Në dy tre ditët në vazhdim  sipas Asanit, rrjeti hekurudhor nga Manastiri në Veles pjesë në të cilën kishte rrezik për rrëshqitje të shkëmbinjve, krejtësisht do të riparohet, ndërsa deri në fund të vitit 2016 do të jetë gati edhe projekti kryesor për lidhje hekurudhore me Shqipërinë.     
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG