Normalizohet trafiku hekurudhor Shkup-Tetovë-Kërçovë

Për shkak të rreshjeve të shiut dhe vërrshimet të cilat e kapluan rajonin e Tetovës në pjesën e lumit Shkumbim trafiku hekurudhor Shkup-Tetovë-Kërçovë është realizur me vështirësi.

Gurrëzit e shumta në binarët hekurudhor,rrëshqitja e dheut, drunjtë dhe balta kanë ndikuar që trafiku hekurudhor në drejtim të Kërçovës, përkatësisht rreth 2 kilometra para Tetovës  të ndërpritet për disa orë.

Me punë të jashtëzakonshme, ekipet e NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura në mënyrë të suksesshme kanë arritur që të pastrojnë këtë linjë hekurudhor nga gurrëzit, balta  dhe balta, duke e normalizuar kështtu trafikun hekurudhor në drejtim të Kërçovës, por me shpejtës të ngadalsuar për shkak të rreziqeve që mund të hasen në trafik nga kjo fatkeqësi natyrore.

Sipas vlerësimeve të para dëmi i shkaktuar në këtë linjë hekurudhore nga vërshimet dhe rreshjet e shiut arrinë shifrat rreth 15 mijë euro.

Ekipet ë NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura, ndodhen në terren dhe në mënyrë intensive punojnë në pastrimin dhe menjanimin e difekteve në këtë linjë hekurudhore me qëllim që trafiku hekurudhor të zhvillohet pa pengesa.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG