25 shqiptarë marrin vendime pune në Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura
Nëntë  prilli dita e cila në  Maqedoni shënohet si ditë  e hekurudhave për mbi 25 të  punësuar shqiptarë   do të  mbetet në  kujtim gjatë gjithë  jetës së  tyre sepse kanë  zgjidhur problemin e tyre me punësimin, përkatësisht morrën vendimet e tyre të  punës në  Ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Maqedonisë . 

Shkupi, Kumanova, Likova, Tetova Tearca, Jegunovca, Gostivari, Kërçova janë  komunat dhe vendbanimet nga ku vijnë  numri më  i madh i të  punësuarve, ndërsa nga 14 prilli do vendosen në  vendet e tyre të punës.   

Pas dhënies së  vendimeve të  punës, duke ju dëshiruar mirseardhje në  ndërmarje, drejtori i Hekurudhave të  Maqedonisë  Infrastruktura,  Irfan Asani tha “ Prej sot jeni pjesë  e familjes tonë  të  madhe në  të  cilën do të  gjeni kënaqësi në  realizimin e detyrave të  juaja të  punës. Pë r gjithë  ju kjo ditë  simbolizon një  fillim të  ri në  jetën tuaj”  u shpreh Asani  para të  punësuarve.

Duke falimenderuar drejtorin Irfan Asani për mundin dhe kontributin e tij për ta, dukshëm të  emocionuar të  punësuarit nuk mundeshin të  fshehin lumturinë  e tyre, sepse kjo për ta nënkupton zgjidhjen e problemit të  tyre kryesor e ai ë shtë  punësimi i tyre.   “Këtë  ditë  e kam pritur kohë  të  gjatë , me marrjen e venndimit për punë  e kam zgjidhur problemin e punësimit, sepse para se të  punësohemi në  Hekurudhat e Maqedonisë -Infrastruktura të  gjithë  ne ishim të  papunë  e me këtë  ishte e vendosur në  pikëpyetje edhe  ekzistenca e familjeve tona “ tha një  punëtor.   

Përveç  këtyre 25 të  punësuarve Hekurudhat e Maqedonisë  Infrastruktura nuk do të  ndalet  me tërheqjen e kuadrove të  reja në  pozitat tek të  cilat do të  paraqitet nevoja krejt me qëllim të  ofrimit të  shërbimit më  cilësor në  trafikun hekurudhor.   
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG