Fjalimi i drejtorit të Hekurudhave të Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani
I nderuar zv. Kryeministër dhe Ministër i financave , Zoran Stavreski 

I nderuar Ministër i Transportit dhe Lidhjeve,  Mile Janakieski 

E ndëruara Sju Baret,  drejtoreshë për transport në  BERZH 

E ndëruara Anka Jonesku,  përfaqësues i BERZH-it në Maqedoni 

Të nderuar gazetarë 

 Fillimisht dua që në emrin e Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura të shpreh kënaqësinë time për firmosjen e kësaj linje kreditore në vlerë prej 145 milion euro, fonde që do të shfrytëzohen për  realizimin e projektit  “Ndërimi dhe rikonstruimi i linjës hekurudhore Belakovcë-Kriva Pallankë”. 

Këto fonde financiare do të shfrytëzohen për ndërtimin e pjesës së dytë të pjesës lindore të Koridorit 8 në drejtim të Republikës së Bullgarisë në gjatësi prej 35 kilometra e cila kalon nëpërmjet Belakovcës në Kriva Pallankë. 

Në këtë pjesë të dytë do të ndërtohen dy stacione hekurudhore në Kratovë dhe Ginovcë, tre vendqëndrime, 35 kilometra hekurudhë,14 tunele,11 ura të reja, rikonstruim i 33 urave ekzistuese, vendosja e sistemevetë reja për siguri dhe sinjalizim si dhe ndërtimi i mbikalimeve dhe nënkalimeve. 

Procedura tenderuese për zgjedhjen e kompanisëe cila do të ndërtojë pjesën e dytë, do  të përfundojë në vitin 2015, kurse ndërtimi do të fillojë në vitin 2016, e  do të përfundojë në vitin 2020.  

Të nderuar, 

Që hekurudha të jetë konkurrente në tregun transportues me mënyrat tjera të transportit, të nevojshme janë investime për modernizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore, sepse vetëm kështu mund të ofrohen kushte më të mira në aspektin e shpejtësisë, komoditetit dhe sigurisë në trafikun hekurudhor. 

Vetëm kështu mund të ketë numër më të madh të udhëtarëve në trafikun hekurudhor, poashtu dhe rritje të sasisë së mallrave që do të transportoheshin nëpërmjet trafikut hekurudhor. 

Në fund dua të falimenderoj Ministrinëe financave posaqërisht ministrin Stavreski përangazhimin e tij personal për marrjen e kësaj linje kreditore, ndërsa BERZH-it dua t’u falimenderohem për besimin që e treguan ndaj nesh Me BERZH-in pres bashkëpunim të suksesshëm edhe në të ardhmen, përkatësisht bashkëpunim në ndërtimin e pjesëve tjera me të cilat do të kishte përfunduar ndërtimi i Koridorit 8 në Republikën e Maqedonisë. Ju faliminderit 
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG