Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë Infrastruktura, Irfan Asani merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Rrjetit Evropian Hekurudhorë
Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë Infrastruktura, Irfan Asani merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Rrjetit Evropian Hekurudhorë i cili mbahet në Vienë të Austrisë . 

Asani në kuadër të kësaj asambleje është takuar me shumë drejtorë të kompanive hekurudhore Evropiane, ndërsa qëllimi i rrjetit evropian hekurudhor (RNE) është sigurimi i proceseve të harmonizuara për bizneset ndërkombëtare për anëtaret e saja në të cilën përfshihet edhe transporti i  mallrave dhe ndërtimi i korridore hekurudhor  pjesë e së cilës janë edhe Hekurudhat e Maqedonisë.   

Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të rrjetit evropian hekurudhor janë miratuar një listë projektesh bashkë me buxhetin e kësaj organizate ndërkombëtare.   

Rrjeti evropian hekurudhor është një shoqatë e krijuar nga shumica e kompanive hekurudhore  evropiane infrastrukturore dhe të transportit hekurudhor me qëllim të mundësimit tw qasjes  së shpejtë dhe rritjen e cilësisë dhe efikasitetin në  trafikun hekurudhor ndërkombëtar.

35 anëtaret aktuale të këtij rrjeti hekurudhor kanë harmonizuar kushtet dhe procedurat në fushën e menaxhimit ndërkombëtar të infrastrukturës hekurudhore për të mirën e të gjithë industrisë hekurudhore. 

Ky rrjet hekurrudhor evropian është krijuar në janar të vitit 2004 dhe qëllim kryesor ka lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve në trafikun hekurudhor.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG