Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve
Koordinimi dhe pjesëmarrja e përbashkët para fondeve ndërkombëtare të NP Infrastruktura e HM-së - Shkup dhe Hekurudhat e Shqipërisë për sigurim të mjeteve  për lidhjen hekurudhore të Maqedonisë dhe Shqipërisë, përkatësisht ndërtimi i binares Kërçovë-Lin parashikon  Memorandumin që sot në Shkup e nënshkruan drejtorët e të dy kompanive, Irfan Asani dhe Genci Alizoti.

Krahas asaj, me memorandumin parashikohet edhe këmbimi i përvojave, informatave dhe ideve për lidhje të hekurudhave të të dy vendeve  dhe për caktim të pikave të lidhjes mes hekurudhave.

"Memorandumi parashikon të dy kompanitë së bashku të koordinohen për pjesëmarrje më të shpejtë  dhe të përbashkët para fondeve ndërkombëtare për ndërtimin e korridorit 8, më saktë lidhjen e Detit të Zi me atë Adriatik me infrastrukturën hekurudhore. 

Nga ana e Maqedonisë veçmë është përgatitur projekt i ardhshëm për ndërtimin e hekurudhës  nga Kërçova deri te kufiri shqiptar  dhe tani punohet  në projektin e bërë, i cili do t'i tregojë pikat e lidhjes së dy hekurudhave", tha drejtori i HM Infrastrukturës Asani.

Ai potencoi se pret që deri në vitin 2022 tërësisht të jetë funksional korridori 8 dhe saktëson se nuk do të mundet të tregohet se cilat do të jenë pikat e lidhjes  mes hekurudhave të Maqedonisë dhe Shqipërisë pa u përgatitur projekti kryesor për pjesën e hekurudhës së Maqedonisë.

"Maqedonia me Shqipërinë veçmë kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me hekurudhat e Greqisë dhe Kosovës, ndërsa së shpejti pritet të nënshkruhen me Bullgarinë dhe Greqinë", theksoi Asani.

Drejtori i hekurudhave shqiptare, Genci Alizoti  tha se Shqipëria është shumë e interesuar për lidhjen hekurudhore me Maqedoninë.

"Shqipëria duhet të ndërtojë  vetëm 2,8 kilometra hekurudhë nga Lini deri në kufirin me Maqedoninë, për çka e ka përfunduar projektin kryesor. Pritet vetëm të vërtetohen  pikat e lidhjes  mes të dy vendeve, ndërsa pikërisht ky memorandum është bazë që të dy palët ta bëjnë atë. Gëzon fakti që edhe nga ana e punët po ecin", tha Alizoti."

Sipas dispozitave mirëmbajtja e kalimeve hekurudhore 50 për qind  është në kompetencë të HM  Infrastrukturës, ndërsa 50  për qind të tjera në varësi të rëndësisë së kësaj hekurudhe se me kë pritej janë në kompetencë të vetëqeverisjes lokale derisa priten me rrugë lokale ose  nga Ndërrmarja  publike për rrugë shtetërore nëse pritet me rrugë magjistrale. 

Bëjmë përpjekje për nënshkrimin e marrëveshjeve për mirëmbajtje të reja  por hasim në rezistencë nga pala tjetër. Nëse nuk arrijmë  që t'i nënshkruajmë  marrëveshjet do të kërkojmë ndihmë nga autoritetet gjyqësore", tha Asani. 
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG