Asani: Maqedonia është udhëkryq i dy korridoreve panevropiane 8 dhe 10
Drejtori i NP Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura Irfan Asani merr pjesë në forumin ballkanik për transport dhe infrastrukturë në trafikun hekurudhor i cili mbahet në Bullgari.

Në kuadër të këtij forumi Asani theksoi se Maqedonia është udhëkryq i dy korridoreve panevropiane dhe atë Korridori 10 i cili fillon nga Serbia e deri në Greqi me gjatësi prej 220 kilometra dhe Korridori 8 me të cilin do të lidhen Deti i Zi përmes Maqedonisë me detin Adriatik korridor i cili në Maqedoni, ka gjatësi prej 310 kilometra. 

“Qëllimi kryesor i Qeverisë së Maqedonisë dhe NP Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura  është ndërtimi i Koridorit 8 i cili ka rëndësi të madhe për këtë pjesë të Evropës, posaçërisht për shtetet e rajonit sepse lidh limanet e detit të Zi në Burgas dhe Varna të Bullgarisë me limanet në detit Adriatik në qytetet e Durrësit dhe Vlorës" tha Asani    
Sipas tij hekurudhat e Maqedonisë punojnë në projekte për modernizim teknik të Korridorit 10 siç janë zbatimi i sistemit GSMR përkatësisht mundësinë e zbatimit të telefonisë celulare në hekurudha dhe sistemin ETCS i cili ka të bëjë me rregullimin e shpejtësisë së trenave. 

Këto projekte janë të financuara nga IPA fondet dhe planifikojmë t’i përfundojmë në vitin 2017. Zbatimi i këtyre dy sistemeve do të thotë rritja e sigurisë në trafikun hekurudhor dhe afrimin e Maqedonisë drejt modelit të rrjetit hekurudhor modern evropian.

“Kemi filluar me rikonstruimin e stacionit hekurudhorë në Shkup pas 33 viteve, me idenë e vetme që stacionin ta adaptojmë për personat me nevoja të posaçme që edhe ata të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e saj. Ndërkohë synojmë kthimin e shkëlqimit të saj të cilin e ka patur në kohërat e kaluara. Gjithashtu me IPA fonde kemi bërë rikonstruimin e 10 stacioneve më të mëdha hekurudhore të cilat gravitojnë në Korridoret 10 dhe 10d, në fazë fillestare jemi të nderimit të sinjalizimit me sinjalizim të ri elektronik” u shpreh Asani.   

Në fund të fjalimit të tij, Asani tha se me forca të përbashkëta të Qeverive, ministrive dhe kompanive hekurudhore në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoni do të tentojnë që Korridori panevropian 8 mes tre shteteve të fillojë të funksionojë në vitin 2022 me çka do të realizohet ideja e vjetër tre shekullore.      
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG