140-të vjetori i Hekurudhave të Maqedonisë rumbullaksohet me hapësira të reja
Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura pas më tepër se 30-të vite do të kenë hapësira të reja. 

Në thirjen e tretë publike për ndërtimin e ndërtesës së re të hekurudhave të Maqedonisë ka arritur një ofertë për të cilën në afat prej 5-së ditësh do të evaluohet oferta pas çka do të firmoset marrëveshja.   

Kompania e cila është paraqitur në thirjen publike ka deponuar garanci bankare për seriozitet në vlerë prej 50.000 euro  bashkë me 100.000 euro tjera garanci bankare me të cilën garanton se do ta ndërtojë objektin.   

Investitori privat para fillimit të ndërtimit duhet të përgatitë zgjedhje ideore në barok stil apo klasicizmit apo neoklasicizmit i cili duhet të marrë dritë jeshile nga komisioni i NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura.   

Nga hapësira e parashikuar ptrej 9.003 metra katrorë, ndërmarrjaduhet të posedojë minimum 23 % nga hapësira bruto, ndërsa kompoania konkuruese ka ofruar 23.2 % apo më së paku  2.701 metra katrorë.   

Sipas kritereve të publikuara, kompania konkuruese duhet t’i sigurojë këto kushte: 

Duhet të sigurojë leje për ndërtim të objektit të parashikuar në pajtim me planin detal urbanistik në afat prej 9-të muaj nga dita e selemnizimit të marrëveshjes ndërsa objektin ta ndërtojë në afat kohorë jo më të gjatë se 24 muaj.

Gjithashtu investitori do të ketë detyrim që me shpenzimet e tij të sigurojë hapësira prej 500 metra katrorë në komunën Qendër gjatë gjithë kohës së ndërtimit të objektit të ri me pëlqim paraprak të NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura.

Përveç hapësirave afariste partneri privat në objektin e ri mund të ndërtojë edhe hotel, qendër tregtare apo ndonjë restotran dhe 40 % nga hapësira e përgjithshme. 

Objekti do të ndërtohet në hapësirë prej 3.179 metra katrorë dhe do të ketë përdhesë dhe gjashtë kate me gjatësi prej 25 metra.    
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG