Hekurudhat japoneze model për zhvillimin e hekurudhave të Maqedonisë
Vizita e konzulit të nderit të Maqedonisë në Japoni  Matsatake Matsuda në NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura paraqet fillim i realizimit të nismës për bashkëpunim në mes hekurudhave të dy shteteve.

Qëllimi i takimit të sotëm është vendosja e bashkëpunimit i cili do të realizohej në të gjithë fushat me interes të përbashkët. 

Drejtori Asani mysafirit të tij zotëriut Matsuda ia prezantoi situatën faktike në të cilën ndodhen Hekurudhat e Maqedonisë duke thesuar se vetëm për tre vite është bërë punë e cila nuk është bërë në 20 vitet e kaluara. 

“Në periudhë prej vetëm tre viteve janë bërë punë të cilat nuk janë bërë në 20 vitet e kaluara” tha Asani duke shtuar se për këtë qëllim kanë përkrahjen dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë .   

Duke e shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e tij në hekurudhat e Maqedonisë dhe takimin me drejtorin Asani Konzuli i nderit i Maqedonisë në Japoni zotëri Matsatake Matsuda u shpreh se hekurudha edhe në ditët e sotme ka shpenzime më të ulëta për mirëmbajtje, ndërsa njëherit është trafik më i sigurtë.

Drejtori Asani me kënaqësi pranoi ftesën për të vizituar Hekurudhat japoneze duke thënë se për NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura nder i madh paraqet vizita e ardhja e ekspertëve japonez në Maqedoni, shkëmbimi i përvojave në trafikun hekurudhor nga shtet në të cilin ky lloj trafiku është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe paraqet pionerë në zhvillimin teknik të hekurudhave.

Benefitet tona si hekurudhë  mund tí marrin gjatë vizitave tona në nivel ekspertësh në Japoni në hekurudhat japoneze në më tepër fusha siç janë: 

•Sisteme të reja për siguri në hekurudha

•Sisteme sinjalizuese për binarë të shpejtë

•Shfrytëzimin e sistemeve alternative për furnizim me energji elektrike  në hekurudha.

•Sisteme të reja drejtuese dhe kontrolluese të trafikut

•Integrim i sistemeve hekurudhore me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun hekurudhor. 

Historia e kompanisë EAST JAPAN RAILWAY COMPANY në të cilën zotëri Matsuda  një periudhë të gjatë ka qenë drejtor i saj.

Numri i të punësuarve 59.370 

Numri i stacioneve hekurudhore 1688

Numri i trenave në bazë ditore 12784

Gjatësia e rrjetit hekurudhor  7512 kilometra

Numri i udhëtarëve në bazë ditore 16. 8milion 

Në Japoni ka 6 kompani hekurudhore të cilat janë me pronësi private.  
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG