Fjalimi i drejtorit të NP.Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura-Shkup Irfan Asani në konferencën ndërkombëtare për dërgesa të posaçme
Maqedonia ishte nikoqire e konfrencës për transport të mallrave të posaçme e cila organizohet nga u nioni ndërkombëtar hekurudhor (UIC) 

Pjesmarësit e konferencës njëherit edhe anëtare të grupit punues 502 të UIC-së kanë analizuar gjendjen e transoportit të mallrave të posaçm të cilëtr nga madhësia e tyre tejkalojnë standardet të parashikuara me rregullat e transportit hekurudhor.    

I nderuar zotëri Braun, president i UIC-së 

I nderuar kolegë Derkoski   

Të nderuar pjesmarrës   

Më paraqet kënaqësi e veçantëqë kam nderin që në emër të NP. Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura- Shkup e cila ka përsipër infrastrukturën hekurudhore në R. E Maqedonisë t’i shprehë mirëseardhje grupit punues 502 të unionit ndërkombëtar hekurudhor (UIC) NP. Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura- Shkup ka përsipër dhe mirëmbanë rrjet hekurudhor në gjatësi prej 925 kilometra, prej të cilave 699 kilometra jaë trase e hapurr hekurudhore, 226 kilometra janë hekurudhore janë binarë nëpër stacione dhe 143 janë binarë industrial. Në gjatësinë e rrjetit hekurudhor janë pozicionuar 786 kthesa të ndryshme , 275 kalime rrugore prej të cilave 95 janë të siguruara me sistem automatik, ndërsa tjerat janë të pajisura me sinjalizim 120 objekte (stacione hekurudhore, depo  4 stacione e 13 nënstacione për furnizim me energji elektrike. 350 kilometra kabllo optik në Koridoret 8 dhe 10 me shpejtësi të instaluar të shpërndarjes prej 10 GB/sec, sistem për komandim nga larg të trafikut, sistem për video mbikqyrje të stacioneve hekurudhore në Koridorin 10. 

Rëndësi të madhe për dërgesat e posaçme është mirëmbajtja dhe përcjellja e gjendjes në 189 ura, 42 tuneleme gjatësi të përgjithshme prej 15.5 kilometra Të nderuar kolegë Të nderuar pjesmarrës   Siguria është prioritet i ynë më i lartë për çka edhe numri më i madh i 1300 të punësuarve tanë janë pozicionuar në vende pune të cilat mundësojnë qasje të sigurtë në rrjetin e  NP. Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura- Shkup. 

Në drejtim të përmirësimit të përgjithshme në sistemin tonë hekurudhor në këtë rast dua t’u informojë për ciklin investues në të cilën është angazhuar NP. Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura- Shkup i cili kap vlerën prej 587 milion euro dhe zbatohet me mbështetjen e Qeverisë së R. Maqedonisë BERZH-it dhe IPA programittë Bashkimit Evropian.    
Programi investues mes tjerash i përfshinë këto projekte: 

Projekte për modernizimin e Koridorit 10 dhe 10а 

•Remont të pjesës hekurudhore Nogaevci-Negotinë 

• Ndërtim dhe rindërtim i pjesës hekurudhore Manastir-Kremenicë 

•Rikonstruimin e Stacionit hekurudhor në Shkup 

• Rikonstruimin e 10 stacioneve hekurudhore në Koridorin 10 dhe 10d  

•Implenentim të GSMR dhe ETCS sistemeve   

Projekte për modernizimin e Koridorit 8 

•Ndërtimin e rrjetit hekudhuror drejt Bullgarisë në tre faza 

•Ndërtimi i rrjetit hekurudhor drejt Shqipërisë     

Sasia e aktiviteteve tona është tepër e madhe që të mund  të përshkruhet në këtë interval të shkurtër kohor. Për këtë qëllim këtu do ta ndërpres fjalimin tim të shkurtër. 

Ju dëshiroj sukses në punën tuaj dhe qëndrim të këndshëm në vendin tonë, ndërsa për të gjitha çështjet e tjera  në lidhje me organizimin e këtij takimi të sotëm në dispozicio janë kolegët nga ekipi menaxhues i NP. Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura- Shkup.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG