Konferencë ndërkombëtare për dërgesa të posaçme në trafikun hekurudhor
Maqedonia ishte nikoqire e konfrencës për transport të mallrave të posaçme e cila organizohet nga u nioni ndërkombëtar hekurudhor (UIC) 

Pjesmarësit e konferencës njëherit edhe anëtare të grupit punues 502 të UIC-së kanë analizuar gjendjen e transoportit të mallrave të posaçm të cilëtr nga madhësia e tyre tejkalojnë standardet të parashikuara me rregullat e transportit hekurudhor. 

Në këtë takim gjithashtu është biseduar edhe për risitë e transportit të tillë dhe ndryshimin e rregullave. 

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë-Infrastruktura ,Irfan Asani theksoi se Maqedonia si anëtare e UIC-së të gjitha aktivitet i realizon në bazë të rregullave të cilat zbatohen nga unioni ndërkombëtar Hekurudhor . 

“Siguria është prioritet në punën tonë. Në këtë drejtim është organizuar edhe transporti i dërgesave të posaçme i cili është rezultat i punës së koordinuar i më tepër sektorëve në ndërmarje. Vërtetim për organoizimin dhe punën e suksesshme në këtë lloj transporti është fakti se deri tani nuyk kemi pasur asnjë aksident me transportin e mallrave të posaçme” tha Asani.

Sipas drejtorit të Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti Oliver Derkoski theksoi se duke patur parasysh se bëhet fjalë për materie dinamike përkatësisht mallra të cilat vazhdimisht risin madjësinë e tyre, kompanitë hekurudhore vazhdmist duhet të zbatojnë metoda të reja në këtë lloj transporti(Mzi.mk)
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG