Asani: Nënshkruhet marrëveshja për përpunimin e projektit për hekurudhën Kërçovë - Lin
Nënshkruhet marrëveshja me konzorciumin e kompanisë spanjolle "Tipsa" dhe atë franceze "Lui Berzhe" për projektin e zabtuar dhe dizajnin për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë - Lin, në kufirin me Shqipërinë, pjesë e Korridorit 8, informoi drejtori i HM Infrastruktura, Irfan Asani.

Përpilimi i projektit duhet të fillojë më datën 15 të këtij muaji, ndërsa të përfundojë për 22 muaj.

Sipas Asanit, në fazën e parë për infrastrukturë do të qaset drejt tjetërsimit të tokës, ndërsa do të fillojë edhe procedura për publikimin e thirrjes për kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në aktivitetet ndërtimore.

Për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë - Lin, në gjatësi prej rreth 60 kilometrave, sipas vlerësimeve fillestare të institucioneve kompetente, janë të nevojshme rreth 350 milionë euro, ndërsa përpunimi i projekteve, sipas Asanit, duhet të japë shumën e saktë të investimit.   Kërçovë - Lin është pjesa e pandërtuar e trasesë perëndimore të hekurudhës të Korridorit 8 i cili i lidh Detin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë. 

Në pjesën lindore të Korridorit 8 në vijim janë aktivitetet ndërtimore për ripërtëritjen e hekurudhës Kumanovë - Bellakovc. 

Për kompletimin e kësaj pjese nevojitet ndërtimi edhe i akseve Bellakovc - Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë - kufiri me Bullgarinë. 
Planet janë pjesa hekurudhore e Korridorit 8 të përfundojë deri në vitin 2022.
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG