Rritet siguria në kalimet rrugore industriale
Hekurudhat e Maqedonisë, qyteti i Shkupit dhe komuna e Kisella Vodës kanë ndërmarrë aktivitete për rritjen e sigurisë në trafik në kalimin rrugor industrial tek kompania e çimentos Titan-Usje, kalim ky i cili kalon nëpërjet rrugës kryesore dhe  lidh shumë vendbanime.

Me këtë rast janë vendosur sinjalizime të reja të cilat dukshëm do të zvogëlojnë rrezikun për ndodhjen e ndonjë fatkeqësie.

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë Irfan Asani theksoi se ky është kalimi i parë rrugor industrial në të cilën rritet siguria i cili dukshëm do ta rrisë sigurinë  në trafikun hekurudhor dhe rrugor në këtë pjesë të Shkupit.

Asani u shpreh se NP. Hekurudhat e Maqedonisë ka dhënë kontributin e saj në instalimin dhe vendosjen e sinjalizimit të ri në këtë kalim i cili është një ndër më të frekuentuarit.

Ndërsa kryebashkiuaku Koce Trajanovski deklaroi se ky kalim rrugor dukshëm do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në trafik në këtë pjesë të qytetit.

Kalime rrugore industriale ka në disa qytete të Maqedonisë dhe atë Shkup, Gostivar, Kërçovë, Shtip dhe Manastir, ndërsa hekurudhat e Maqedonisë kanë firmos marrëveshje me 15-të kompani për mirëmbajtje të këtyre kalimeve rrugore indusstriale. 

Përveç kësaj NP. Hekurudhat e Maqedonisë bashkëpunon ngushtë me qytetin e Shkupit dhe NP Ujësjellësi rreth pastrimit të ujit i cili nga vërshimet mblidhet në nënkalimet nëpër të cilat kalon linja hekurudhore. 

Linja hekurudhore e Republikës së Maqedonisë në gjatësi prej 920 kilometra si dhe 146 kilometra linjë industriale.  
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG