Nëpër hekurudha sikur në shëtitore



Rezultatet e dala nga vëzhgimi ynë për tre kalimet hekurudhore në Shkup  tregojnë se shumica e njerëzve me vetëdije rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar në vend dhe kohë të papërshtatshme

Ne ende kemi kujtime të freskëta nga aksidenti i fundit kur një tren e goditi një autobus të plotë që u përpoq në mënyrë të paligjshme ti shmangej rampës së ulur në kalimin hekurudhor në fshatin Saramzalino të komunës së Shtipit, ku ishin të lënduar 32 persona. Dje, në afërsi të fshatit Bardovcë treni i pasagjerëve që udhëtonte në relacijonin Kërçovë – Shkup e kishte goditur një këmbësor 36 vjeçar.

Disa ditë të mëparshme, në afersi të Velesit përsëri kishte ndodhur një takim i afërt ndërmjet një treni dhe një automobili, por për fat të mirë pa pasoja tragjike. Këto incidente e kanë shtuar dilemën se sa respektohën shenjat sinjalizuese nga ana e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, sa janë të siguruara kalimet hekurudhore në vendet ku rrugët kryqëzohen me hekurudhat. “Nova Makedonija”  gjatë tërrë javës së shkuar ka ndjekur gjithçka çfarë ka ndodhur për rreth kalimeve hekurudhore në kryeqytet. I vizituam tre vende të këtilla në territorin e qytetit, në Kondovë, Hipodrom dhe Maxhar, ku për çdo ditë e kemi rruajtur më shumë së një orë dhe kemi vëzhguar sjelljen e përdoruesve të komunikacionit. Gjatë periudhës prej pesë ditëve kemi vëzhguar sjelljen e këmbësorëve dhe shoferave të veturave, motorave dhe biçiklistëve dhe i kemi shënuar kundërvajtjet dhe sjelljet e tjera të rezikshme kur ishte fjala për kalimin e vendkalimeve dhe hekurudhave.

Sjelljet e rrezikshme

Përshtypja e përgjithëshme është se kalimet janë të siguruara. Në të gjitha ka sinjalizues, në vend ka rampa, në disa pjesë nuk ka, por kryesisht të gjitha kanë semafora dhe këmbana, të cilat me zë dhe shikueshmëri të mjaftueshme tregojnë se në kalimet kalon treni. Por kur bëhet fjalë për respektimin e sinjalizimit dhe kulturës së komunikacionit nga qytetarët, atëherë, tregimi është krejtësisht i ndryshëm.

Rezultatet nga hulumtimi ynë tregojnë se nje numer i madh i qytetarëve me vetëdije e rezikojnë jetën e tyre duke kaluar në vend të papërshtatshëm dhe në kohë të papërshtatshme. I madh është edhe numri i atyrë që kalojnë nëpërmjet kalimit hekurudhor për një çast para se treni të kalojë, ndërkohë që rezikojnë jetën e tyrë dhe të tjerëve. Efektet e kësaj sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme dëshmojnë disa fatkeqeësi të rënda komunikacioni që kanë ndodhur në shtetin tonë, në të cilat ka pasur edhe viktima. Në këto pesë lokacione për pesë ditë, përderisa ishim afër kalimit hekurudhor, shënuam gjashtëdhjetë shkelje të rregullave të komunikacionit dhe sjellje të tjera të rrezikshme të këmbësorëve dhe të shofërave të automjeteve. Edhe pse në kalimet hekurudhore kemi qëndruar nga një orë, gjysëm ore para kalimit të trenit dhe gjysëm ore pas kalimit të tij, përgjithësisht përfunduam se një numër i madh i kalimtarëve nuk i respektojnë rregullat e trafikut dhe rregulloret kur është në pyetje kalimi hekurudhor dhe mjedisi i saj. Në kalimin e Kondovës dhe rreth saj, në periudhën e pesë orëve vëzhguese, gjatë pesë ditëve, regjistruam 11 persona të cilët e kaluan rrugën jashta kalimit, edhe atë kur në hekurudhë nuk u priste që të kalonte tren. Në periudhën e njejtë kohore derisa sinjalizimi tregonte në atë se parakalimi është i ndaluar dhe pritet pothuajse kalimi i trenit, të dy shoferët me automjetet e tyre dhe një këmbësor e kaluan kalimin. Reziku nga vdekja e sigurtë ishte e shtypur nga nevoja për tu shpejtuar dhe për të arritur disa minuta më herët të qëllimit kryesor të këtyre qytetarëve.

Rezultatet, prap, në kalimin hekurudhor dhe për rreth saj në Hipodrom, për të njejtën kohë, gjithashtu janë shqetësuese. Atje kemi vënë në dukje 4 parandalime jashta nga kalimi derisa nuk kishte rrezik nga kalimi i trenit, ndërsa, përsëri, kur sinjalizuesi tregoi se treni po afrohet një këmbësor e rrezikoi jetën dhe vrapoi nëpërmjet kalimit. Në Maxhar parakalimi jashta nga kalimi sikur është praktikë, dhe jo përjashtim. Në periudhën kohore të hulumtimit, 41 këmbësor dhe tre biçiklista duke i mbajtur biçikletat në dorë e kaluan hekurudhën jashta kalimit të theksuar legal. Derisa rampat ishin të ulura, njëri nga këmbësorët, një biçiklist dhe një motorist i anashkaluan ato dhe e kaluan hekurudhën, duke rezukuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të tjerëve.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG