Demant
Me rastin e tekstit të botuar në faqen e internetit Inbox7.mk, dhe të titulluar "Vendi i tragjedisë së madhe - pa sinjalizim " nga autori Iskra Opetçeska  me 16.05.2014, e shprehim demantin tonë për tekstin dhe Ju informojmë për si vijon:

Të gjitha aktivitetet e NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura për rrjedhje të sigurtë të komunikacionit hekurudhor kryhen në përputhje me Ligjin për sistem hekurudhor dhe Rregulloren për mënyrën e mirëmbajtjes, mënyrën e mbajtjes së evidencës dhe shfrytëzimit të të dhënave nga evidenca e paisjeve sinjalizuese-të sigurisë dhe komunikimit, objekte dhe stacione të sjellur në bazë të nenit 29 paragrafi (5) dhe neni 52 paragrafi (3) nga Ligji për sistemin hekurudhor, të sjellur nga ministri i transportit dhe lidhjeve.

Sigurimi i kalimit rrugor hekurudhor pas  aksidentit rrugor që ndodhi me datë 13.05.2014, në mes të trenit dhe autobuzit, është kryer në pajtueshmëri  me dispozitat ligjore. Pas kontrollit të bërë nga organet kompetente, shërbimet profesionale të NP Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura i kanë ndërmarë të gjitha aktivitetet për ekzaminim dhe riparim të paisjeve të dëmtuara sinjalizuese dhe të zigurisë. 

Në periudhën e këtyre aktiviteteve kryqësimi i përmendur është i siguruar në pajtueshmëri me regullativën ligjore, e cila obligon zbatimi i komunikacionit hekurudhor në rrethana të tilla të bëhet me ndalesë TË OBLIGUESHME të automjeteve hekurudhore para kryqëzimit rrugor. Mënyra e këtillë e komunikacionit do të zhvillohet deri në mënjanimin e plotë të defekteve të paisjeve sinjalizuese dhe të sigurisë të cilat me sinjalizimin e tyre me dritë dhe me zë, si dhe me uljen e gjysëm-mbrojtësve, garantojnë siguri të kalimit rrugor. Krahas asaj theksojmë se të gjithë pjesëmarrësit në komunikacioni rrugor janë të obliguar të respektojnë edhe sinjalizimin rrugor të vendosur siç duhet të përbërë nga kryqi i andreut dhe shenja stop i cili i obligon pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor ta ndalojnë automjetin para se ta kalojnë linjën hekurudhore. 

Duke pasur prasysh atë së gjatë shrkuarjes së teksit autorja nuk e ka gjetur të nevojshme, në emër të së vërtetës, të na konsultojë për mënyrën e rrjedhjes së komunikacionit në mushte të defektit të paisjeve në kalimin rrugor, jo vetëm se gabimisht i keni informuar lexuasit Tuaj të nderuar, por me mbishkrimin bëtë dëmtim të reputacionit të NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura, dhe për atë kërkojmë që në afatin e paraparë ligjor ky demant të publikohet në faqen tuaj të internetit me qëllim që qytetarët të jenë objektivisht dhe me kohë të informuar. 

Me respekt,

NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura.  

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG