Memorandum bashkëpunimi midis H.M-Insfrastruktura dhe H. Greke
Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastruktura dhe Hekurudhat greke do të intensifikojnë bashkëpunimin. Për këtë qëllim së shpejti do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim.
Kjo u ra dakord nga drejtorët e të dyja kompanive Irfan Asani dhe Panajotis Teofanopulos, i cili mbajti një takim në mes të dy kompanive pas 25-vjet pauzë në Shkup më 17.07.2013.

Të dy drejtorët mes tjerash diskutuan pë ngritjen e një stacion të përbashkët i cili do të jetë dorëzim-pranimi i trenit, është analizuar edhe për riaktivizimin e trenit të udhëtarëve deri në Selanik, për të cilin duhet të analizohen të gjitha detajet.

- Ne do të përpiqemi për të riaktivizuar këtë linjë, por kjo varet se sa është e vlefshme. Nuk ka nevojë të hyjmë në situatë që do na dërgojë për të hyrë në humbje, theksoi drejtori i Hekurudha të Maqedonisë-Infrastruktura Asani.
Sipas drejtorit të Hekurudhave greke, takimi midis udhëheqjes së dy kompanive është historik dhe bashkëpunimi ndërmjet hekurudhave është i rëndësishëm që të kemi një hekurudhë më të mirë dhe më të sigurt.

- Duhet të bashkëpunojmë sepse është e vetmja mënyrë që ne të kemi një hekurudhë më të sigurt, më të mirë dhe më të lirë. Të gjitha linjat duhet të jenë të lidhura dhe të kenë standarde të barabarta. Nuk bëhet fjalë rreth hekurudhave Maqedonase, Serbe apo Greke, por si një tërësi, që duhet të ketë transferim të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave. Kur një tren shkon nga Athina dhe do të mbërrijë në Gjermani, atëherë treni nuk është vetëm i Greqisë, por i të gjitha shteteve në të cilat kalon, theksoi drejtori i Hekurudhave Greke Teofanopulos.

Trafiku hekurudhor në Korridorin 10 është zvogëluar  për tre herë e gjysmë në krahasim me periudhën para krizës ekonomike, dhe një nga arsyet që bizneset evropiane gjithnjë janë duke e anashkaluar Maqedoninë, sipas drejtorit Hasani është infrastruktura e dobët hekurudhore.

- Ne kishim 28 pika të zeza ku kishim lëvizje të trenave në mënyrë të ngadalshme, konkretisht ata udhëtonin me shpejtësi prej 20 kilometra në orë. Ne gjithashtu kemi edhe probleme të tjera ku vendet që tashmë janë pjesë e BE-së si Bullgaria dhe Greqia nuk i kanë ato, kemi mbajtje të mallrave për kontrolle doganore dhe policore ku në situata të caktuara zgjat me orë të tëra, tha Asani

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG