HISTORIKU I HEKURUDHAVE TË MAQEDONISË
HISTORIKU I HEKURUDHAVE TË MAQEDONISË

Në kohën e Perandorisë Osmane në shekullin XIX, rrugët në Maqedoni nëpërmjet të cilave kanë kaluar karavanet ishin në gjendje shumë të keqe, duke e bërë udhëtimin dhe transportin të jetë shumë i vështirë. Ato ishin rrugë të vjetra romake të cilat deri atëherë asnjëherë nuk ishin të rikuperuara.

Në shekullin e XIX, para se të ndërtohej linja hekurudhore në teritorin e Maqedonisë, mjetet e transportit kryesisht ishin kali, devja dhe maska. Mallrat të cilat ishin te eksporutara nga qendrat e Maqedonisë dhe mallrat të cilat kanë kaluar nëpërmjet teritorit të Maqedonisë krijuan kushte për zhvillimin e qiragjinjëve, gjë e cila u bë burim kryesor i ekzistencës së qindra e mijëra familjeve.

Maqedonia me rrjet të këtillë rrugor ka qenë njëra ndër kryqëzimet kryesore të këtij rajoni. Por, për shkak të nivelit të ulet të zhvillimit ekonomik, Perandoria Osmane nuk mundi që ta mbajë kujdesin për rrugët.

Inicijatorët e vërtetë për ndërtimin e hekurrudhave në Perandorinë Osmane ishin vendet e Evropës Perendimore, të cilat ishin të interesuara për zhvillimin ekonomik dhe politik të këtij vendi.
.
Me fillimin e viteve të gjashtëdhjeta të shekullit XIX një komision special përgaditi projekt për ndërtimin e rrjetit hekurrudhor në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane e cila, nga mosmarëvedhjet e gjata, në fund u pranua, me kusht për ndërtimin e rreth 2.500 kilometra të rrjetit hekurudhor.

Me 9 Shkurt 1871 kishte filuar ndërtimi i linjës hekurudhore Selanik – Mitrovicë nga aksionerët austriak dhe e udhëhequr nga bankieri i Brukselit, Baron Hirsch.

Me 9 Prill 1873, është lëshuar për përdorim trafiku i linjës hekurudhore Selanik – Veles, në atë kohë komunikacioni  i aseteve më moderne dhe ishte realizuar kontakti i parë hekurudhor ndërmjet këtyre dy qyteteve. Për një kohë të shkurtër është ndërtuar edhe seksioni i dytë deri në Shkup, ku edhe treni i parë zyrtarisht kishte arritur me 9 Gusht të vitit 1873, dhe me këtë ishte kompletuar infrastruktura hekurudhore e përgjithshme e cila kalon nëpërmjet territorit tonë.

Menjëherë pas lëshimit të linjës Selanik – Shkup, filloi edhe ndertimi i seksionit të tretë dhe të katërt i linjës hekurudhore deri në Mitrovicë e cila ishte lëshuar për përdorim në Dhjetor të vitit 1874.

Me ndërtimin e linjës Selanik – Shkup – Mitrovicë ishte aktualizuar çështja e lidhjes hekurudhore me vendet fqinje dhe me Europën. Me nenin 10 të marrëveshjes së Berlinit, Perandoria Osmane, Bullgaria dhe Serbia ishin lidhur për të ndërtuar linja hekurudhore në teritoret e tyre nga të cilat do të ishin të lidhura me hekurudhat evropiane dhe do mbeteshin pjesë e rrjetit hekurudhor ndërkombëtar.

Në vitin 1882 në Vienë ishte thirur konferenca në të cilën mernin pjesë përfaqësues nga Austria, Turqija, Bullgaria dhe Serbia në të cilën ishte nënshkruar konventa për ndërtimin e rrjetit hekurudhor dhe lidhja Lindje – Perëndim.

Ndërtimi i hekurudhës ndërmjet Shkupit dhe Vranjes kishte filluar në fund të muajit korik të vitit 1885 nga ana e sipermaresit Vitalis dhe ishte dorëzuar nga qeveritarët turk me 9 korik të vitit 1887.

 Ekzaktësisht gjashtë vjet pas nënshkrimit të Konventës së Vjenës, në maj të vitit 1888 në kufirin me Serbinë, gjegjësisht në stacionin Zibevce në mënyrë  solemne ishte mbyllur  lidhja ndërmjet hekurudhave orientale me ato serbe, gjegjësisht lidhja e hekurudhave të Evropës qendrore me ato perendimore.

Ndërtimi i hekurudhës Selanik – Vertekop – Manastir filloi në vitin 1891. Qëllimi i kësaj linje ishte lidhja me bregun Adriatik ku kalonte magjistralja e vjetër romake – Via Egnatia. Hekurudha e cila ishte e ndërtuar deri në Manastir, ishte inauguruar me 14 qershor të vitit 1894.

Pas ndërtimit  të kësaj hekurudhë u ndalua ndërtimi i linjave hekurudhave në pjesën evropiane të Turqisë. Kjo ndërprerje erdhi si pasojë e ngjarjeve që ndodhën në e Ballkan

Në vitin 1913, me ndarjen e Maqedonisë, personeli hekurudhor nga hekurudhat orientale të Perandorisë Osmane ishte tërhequr, ndërsa me futjen e okupatorit të rij hekurudhat në Maqedoni pësuan turbulenca të mëdha. 

Deri në Luftën e Dyte Botërore hekurudhat në Maqedoni janë shfrytëzuar pothuajse vetëm për qëllime ushtarake apo për transportin e trupave ushtarake.

Me përfundimin e Luftës së fundit Ballkanike, hekurudhat maqedonase deri në vitin 1914 ishin nën okupimin Serb, ndërsa rrjeti i komunikacionit i është besuar në ruajtje Inspekcionit Hekurudhor Ushtarak (IHU).

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u hap edhe fronti maqedonas mes dy blloqeve ndërluftuese. Nga njëra anë ishin Austria, Hungaria, Gjermania dhe Bullgaria, ndërsa anën tjetër e përbënin fuqitë e Antantës ku përfshihej Franca, Anglia, Serbia dhe Greqia. Për nevojën e frontit filluan të ndërtohen edhe hekurrudhat me binarë të ngushtë për transport më të shpejtë të armëve dhe ushtarëve.

Pas Luftës së Parë Botërore ndiqet një periudhë kur Maqedonia gjendet në pozitën më të kërcënuar politike. Fuqitë fitimtare imperialiste kundrejt dëshirave dhe aspiratave të popullit maqedonas për vetëvendosje, me marrëveshje të reja paqësore, me korrigjime të vogla e konfirmuan ndarjen artificiale të Maqedonisë që prej vitit 1913, duke shkaktuar kështu padrejtësinë më të madhe historike ndaj popullit maqedonas.

Të ndarë në katër pjesë, maqedonasit u gjetën në shtypjen e re kombëtare dhe politike, e ndjekur me greva kundër shfrytëzimit të pamëshirëshëm të punëtorëve të hekurudhës gjatë ndërtimit të linjave të reja.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore u imponua nevoja për rikonstruksionin e arterieve kryesore të hekurudhave, e veçanërisht të linjave hekurudhore të cilat kishin lidhje ndërkombëtare. Gjithashtu ishte e nevojshme të rindërtohen edhe ndërtesat e stacioneve që ishin shkatërruar gjatë luftës.

Me 25 Gusht të vitit 1926 në transportin publik ishte lëshuar edhe linja Veles – Koçani.

Linja Prilep – Manastir është dorëzuar dhe lëshuar në veprim me 7 Prill të vitit 1931. Me 19 Shtator të vitit 1932 kishte filluar të ndërtohet hekurudha Prilep – Veles përmes Bogmanillës. Kjo hekurudhë kishte mbaruar me 20 Janar të vitit 1936. Me këtë kishte mbaruar i tërë rrjeti hekurudhor që ndodhet në shtetin tonë.

Pas kësaj ndiqet edhe Lufta e Dyte Botërore gjatë së cilës shfrytëzimin e linjave tona hekurudhore e kryejnë forcate reja okupuese: Gjermania Naziste dhe aleatët e saj si Italia dhe Bullgaria.

Në atë përiudhë okupatorët gjerman filluan të montojnë telekomunikacione të reja dhe pajisje SS për mbrojtje në transportin hekurudhor i cili ishte shfrytëzuar për qëllime ushtarake dhe të tjera. I gjithë personeli i atëhershëm ishte zavendësuar me personel bullgar i cili udhëhiqte me hekurudhat.

Në përfundim të luftës, para se të tërhiqeshin forcat okupatore, ishte shkatërruar e gjithë infrastruktura e rrjetit hekurudhor dhe ishin plaçkitur të gjitha instrumentet  e shtrenjta dhe të rralla duke u transferuar në Bullgari.

Pas çlirimit në vitin 1944 erdhi deri tek rindërtimi i gjithë rrjetit hekurudhor dhe për herë të parë hekurudhat në Maqedoni në seancën e parë të ASNOM fituan sovranitet dhe u riemëruan si Hekurudhat Shtetërore të Maqedonisë.

Në vitin 1945 erdhi deri tek riemërtimi i hekurudhave në Hekurudhat Federale të Maqedonisë dhe e morën këtë emër deri në vitin 1947, ndërsa pas asaj ajo e mban emrin Ndërmarja e Transportit Hekurudhor – Shkup (NTH – Shkup).

Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore deri tëk pavarësimi i Maqedonisë, zhvillimi i hekurudhave karakterizohet me planin për ndërtimin e linjave të reja hekurudhore, modernizimi e sinjaleve të sigurisë dhe objektet e telekomunikacionit, elektrifikimi i hekurudhës në koridorin 10, heqja e linjës me binarë të ngushtë Shkup – Ohër për shkak të padobishmërisë me rindërtimin e hekurudhës normale, por vetëm deri në Kërçovë, mirëpo për shkak të politikës të qeverisë së atëhershme të ish – Jugosllavisë nuk ishte themeluar lidhje hekurudhore me Shqipërinë, ndërtimi i nyjes së Shkupit, ndërtimi i qendrës transportuese në Shkup dhe shumë riparime të tjera në të gjitha linjat hekurudhore.

Me pavarësimin e Republikës së Maqedonisë edhe hekurudha u bë administratë e veçantë hekurudhore e cila është quajtur Hekurudhat e Maqedonisë.

Me 1 korrik të vitit 1993 Hekurudhat e Maqedonisë si ndërmarje e pavarur u bënë anëtarë të Unionit Ndërkombëtar të Hekurudhave (UIC) të Asamblesë të Përgjithshme i cili u mbajt në Lisabon

Në Gusht të vitit 2007, NP Hekurudhat e Maqedonisë ishte transferuar në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, ne nga ajo dolën dy ndërmarjet e sotme të hekurudhave NP Infrastrkutura Hekurudhat e Maqedonisë dhe Transporti i Hekurudhave të Maqedonisë SH.A.

NP Infrastruktura HM investon në përpjekjen për ruajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore, me qëllim që të ofroj udhëtim të shpejtë dhe kualitativ të pasagjerëve dhe trasnportit të mallrave. Transporti hekurudhor po bëhet gjithnjë e më shumë mënyra më tërheqëse e transportit në krahasim me mënyrat e tjera të udhëtimit sepse shumica e njerëzve kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.

Planet e kompanisë për të ardhmen janë rikonstruksioni i koridorit 10 si dhe ndërtimi i koridorit 8.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG