NJOFTIM

Sot, 10.11.2012, zyrtarisht fillon cikli i investimeve për modernizimin e rrjetit së infrastukturës hekurudhore në Republikën e Maqedonisë në mënyrë që të ritet shpejtësia e lëvizjes së trenave, gjithashtu edhe ritjes së cilësisë së trenave për transportin e njerëzve dhe mallrave. Gjithashtu fillojnë edhe punët ndërtimore për renovimin e pjesës hekurudhore nga Koridori 10 ndërmjet Tabanovcit dhe Kumanovës me gjatësi prej 12 kilometrave dhe renovimi i pjesës hekurudhore Miravci – Smokvica me gjatësi prej 12.4 kilometrave. Për të dyja pjesët me tender është zgjedhur kontraktuesi i punës ndërtimore që do të jetë një koncorsium i firmave me renome nga Austria dhe Gjermania – Alpine BAU GmbH @ Wiebe GmbH . Vlera e përgjithshme e punimeve për të dy pjesët është 6.9 milion euro, e siguruar me kredi nga BERZH me një afat prej një viti.
Rregullim i fundit i linjave të mësipërme është kryer në vitin 1970 (para 42 viteve), kështu që për këto arsye ata janë në gjendje të keqe.
Rregullim do të përfshijë zëvendësimin e plotë të prageve nga druri të cilat janë të shkatëruara me pragje të përforcuara nga betoni të tipit МП 94-В. Gjithashtu, do të bëhet edhe ndërimi komplet i të gjitha binarëve të vjetra me të reja dhe do të plotësohen me mbajtëse të reja. Në pjesën ku paraqitet situatë më e keqe, pjesa Tabanovc – Karposh me gjatësi prej 5.7 km, parashikohet edhe zëvendësimi i 30 cm të materialit prej balte, vendosjen e rrjetit tokësor dhe gjeotekstilit si dhe vendosjen e mbajtësve të reja.
Në pesë vendkalimet rrugore ekzistuese në pjesën Tablanovc – Kumanovë dhe në gjashtë kalimet rrugore në nivel të pjesës Miravci – Smokvica do të bëhet bartja e sipërme prej gomës së ricikluar dhe qasje e re e asfaltuar me gjatësi prej 20m nga të dyja anët, e cila do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë e kalimit të automjeteve përmes kalimeve rrugore. Gjithashtu planifikohet edhe platforma e argumentuar në Karposh, Miletkovo dhe Smokvica e Vjetër për tu rindërtuar me instalimin e elementeve të reja të betonit.
Kjo paraqet vetëm pjesën e parë të riparimit të planifikuar në 55,4 km rrugë hekurudhore në Koridorin 10, me mbështetjen financiare përmes një kredie nga BERZH në vlerë prej 17.6 milion euro.
Pjesa e dytë do të konsistojë në riparimin e pjesës Nogaevci – Negotinë në gjatësi prej 31 kilometrave së bashku me matësit e stacioneve. Dokumentacioni i tenderit është përgatitur dhe pritet publikimi i tenderit për përzgjedhjen e kontraktorit për atë pjesë të hekurudhës.
Realizimi i përgjithshëm i kredisë nga BERZH me riparimin e pjesëve të mbuluara nga të dy tenderët do të përfundojnë deri në fund të vitit 2014.
Përfitimi nga riparimi është për të mundësuar ngarje me një shpejtësi të projektuar prej mbi 100 km/h dhe rritja e sigurisë në komunikacionin hekurudhor.

Bordi i Infrastukturës i Nndërmarjes Publike të Hekurudhave (BI i NPH)

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG