Demant

Demant,

 

Mjerimi, përpjekja për dezinformim tendencioz dhe fjalori i ulët i deputeteve opozitar shqiptar Bekim Fazliu dhe Izet Zeqiri është për të ardhur keq. Këtë nivel të ulët të përfaqësimit nuk e meritojnë qytetarët shqiptar.

Unë nuk pres nga Ju argumentime të shpifjeve tuaja,  sepse manipulimi me opinionin publik është karakteristika juaj e vetme për nga e cila ju njohin qytetarët. Për të mos qenë sipërfaqësor dhe me mungesë të theksuar të argumenteve, sikur që jeni ju, më lejoni të ju iluminoj me fakte dhe argumente të cilat do t’ju mundësojnë të largoheni nga mjerimi në paraqitjet tuaja te ardheshme. E tëra, për t’i kursyer qytetarët shqiptar nga nënçmimi intelektual qe i behet institucionit deputet.

Veprimtaria ime kombëtare dhe politike karakterizohet me luftërat  e UC te Kosoves, dhe UC Kombetare, me Marrëveshjen e Ohrit, me avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe me periudhën më të ndritshme të shqiptarëve në Maqedoni. Kontributi im, sado i vogël, karakterizohet me këto të arritura dhe shumë të tjera, e jo me dhurata te tipit - titull “Vojvoda” ose me dhurata të marra nga institucionet si “revolverët” e famshëm.

Te nderuar deputet,

Ju drejtohem sepse une e kuptoj gjendjen e rende ne te cilen jeni, kuptoj gjithashtu se ju nuk e keni kete mundesi andaj edhe jeni per te ardhur keq.

Sa per investimet qe i quani ju te gabuara mbi koridorin X dhe VIII, me lejoni tju shpjegoj pak nga arti i investimeve dhe lidhjeve ndershteteror duke pasur parasyshe degezimin e koridoreve PanEuropiane te cilet kalojne neper Maqedoni. Koridori VIII per te cilin  flisni Ju fillon nga qyteti Lyon ne France vazhdon per Verona deri ne Bari per tu lidhur pastaj me  Durresin , Shkupin deri ne Detin e Zi. Ndertimi i pjeses se mbetur qe kalon neper Maqedoni eshte i lidhur ngushte po me kete traektore. Pjesa e Maqedonise nga Kercova deri ne Pogradec R.Shqiperise perfshine nje sere procedurash qe jane perfunduar dhe ne faze eshte fillimi i projektit final per ndertimin e pjeses Kercove-Pogradec dhe Proekti per Rikonstruim te pjeses egzistuese Pogradec-Dures. I gjithe ky proces involvon me shume pale, dhe ne punojme ne grupe ndershteterore me marreveshje te perbashketa per te ngritur dhe jetesuar keto projekte. Por Ju serish nuk e dini kete, sepse skeni nga ta dini, koncepti “LEXO-per te ditur” ne esence mesohet nga njohurite e para mbi Kuranin e Madherishem.

Nuk mund te kuptoj “mbrojtjen tuaj” të interesave shqiptar kur konsideroni që investimet ne Koridorin X qenkan antishqiptare! Ju perkujtoj se i gjithe tregu i Republikes se Kosoves varet drejtëpërdrejt nga po ky koridor. Une dhe të gjithë ne tek Bashkimi Demokratik për Integrim, të rradhitur pas Ali Ahmetit, do të vazhdojmë të bëjmë çmos që ta forcojmë lidhjen me Kosovën dhe Shqipërinë, ashtu siç bëmë edhe në kohën e luftës.

Une gjithashtu Ju falemnderoj për mundësinë që të shpjegoj çështjen e milionave qe Ju i permendet.  Pa përmendur emra, sepse nuk është në moralin tim, dua të ju informoj që “humbjet” e parave në ndërmarrjen Hekurudhat e Maqedonise kane filluar kur ky institucion është drejtuar nga kuadro te PDSH. Këto gjëra janë të argumentara (edhe dokumente po deshet), ndërsa absurdi me i madh eshte edhe per vete faktin se ne ate kohe qarkullimi i mallrave ka qene 7 here me i larte se sot, ndërsa  te ardhrurat 10 herë me te medha kurse “humbjet”  te shumezuara me 100. Saktë para 14 muajve, kur unë mora drejtimin e pjeses se infrastruktures, vetem per mos larjen e detyrimeve nga viti 1999-2002 ndermarja detyronte hiq më pak se 9.000.000 Euro. Keto detyrime sot jane te shlyera per shkak se ne te BDI –se keshtu jemi, ne bëjmë punë e nuk mirremi me llafe, andaj dhe sukseset tona nuk mungojnë.

Me akuzuat edhe per mungesen e perfaqesimit adekuat! Serish gabuat ne shifra, serish gabuat te permendni se ne 12 muajt e fundit nga ndermarrja jane larguar 124 punetore ne baze te dispozitave positive ligjore. Kjo ben qe numri i shqiptareve te ritet per 4%, se dyti ne proces kemi edhe marrjen e 140 punetoreve tjere nga Hekurudhat te cilet do te shperndahen neper institucione tjera sepse mbingarkesa me punetore ka ardhur si rezultat i keqmenaxhimit po   te atyre kuadrovo tuaja të cilët shkaktuan edhe humbjet.

Nuk nguruat te gaboni serish duke vijuar akuzat edhe per aksidentet te cilat ndodhin neper “Mbikalime te Egra” per te cilat në vazhdimësi kemi apeluar tek qytetaret qe te jene te kujdeshem dhe te mos perdorin keto kalime.

Une shpreh keqardhje per fatekeqesite e ndodhura dhe e konsideroj të pamoralshme që tragjedi të tilla të përdorën për qëllime të politikës ditore. Në vitin 2004, kur Komuna e Gostivarit drjetoheshte nga partia juaj, keni ndertuar kalim te eger  ne te cilin ndodhi aksidenti i disa diteve me parë.

Kete nuk e din as ju z. Zeqiri qe i perkisni nje partie  të vogël e cila shquhet vetëm me mos largimin e sinjaleve të egra të montuara njeanshem ne kryqezim e Hekurudhes me Rrugen Lokale në Gostivar.

Ju ftoj që të përfundoni keqpërdorimin e foltorës së parlamentit për të manipuluar me opinion duke i mashtruar shqiptarët, por të bëheni konkurent me proekte dhe me punë konkrete sepse në pushtet nuk vihet me gënjeshtra dhe manipulime, por me punë dhe sinqeritet, si ne tek BDI. 

 

Me respekt,

Irfan Asani

Drejtor

Hekurudhat e Maqedonise Infrastruktura

 

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG