NDËRTIMI I KORIDORIT 8 BËHET REALITET
Publikimi i tenderit parakualifikues për rindërtimin e pjesës së hekurudhës ndërmjet Kumanovës - Beljakovce me gjatësi 31 km është fillimi zyrtar për ndërtimin e pjesëve të pandërtuara të Koridorit 8 në R. e Maqedonisë. Për rikonstruimin e kësaj pjese tanimë janë siguruar 46,4 milion euro nga EBRD. Pritet që punët në teren të fillojnë në tremujorin e parë të vitit 2013. Që të mundeshte projekti të arije në këtë nivel ishte e nevojshme punë e vështirë me dokumentacion nga ana e Bordit të Infrastukturës së Nndërmarjes Publike të Hekurudhave, të cilit, stafi profesional dhe menaxhues ishin bartës të projektit dhe janë konsulltuar me ekipin konsultativ të jashtëm i cili është përgjegjës për hartimin dhe revidentimin e studimeve nga Fakullteti i Inxhinierisë së Ndërtimtarisë. Kjo pjesë e projektit do të përfaqësoj vetëm fazën e parë nga gjithësej tre që janë të planifikuara për përfundimin e plotësishëm të pjesës lindore të Koridorit 8 nga Kumanova deri në kufirin me R. e Bullgarisë në gjatësi prej 89 km.

Duhet të kujtojmë se ndërtimi i pjesës lindore të Koridorit 8 kishte disa fillime të pasuksesshme. Ajo që deri tani, më saktësisht në 20 vitet e fundit, përfaqësonte një mision të pamundur, tani me shpalljen e tenderit kemi filluar ta realizojmë.
Këto aktivitete për fillim na japin siguri që të pohojmë se në vitin 2013, kur Bordi i Infrastukturës i Nndërmarjes Publike të Hekurudhave do të festoj jubileun e 140 vjetorit të fillimit të hekurudhave në Maqedoni, do të filloje edhe ndërtimin fizik të Koridorit 8 që deri tani vetëm është folur, e që ka rëndësi afatgjate ekonomike dhe strategjike për R e Maqedonisë.

Bordi i Infrastukturës i Nndërmarjes Publike të Hekurudhave (BI i NPH)
INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG