Efikasiteti Energjetik

Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura në bashkëpunim me EBRD-në, vitin e kaluar nisën dhe realizuan studim për efikasitetin energjetik.

Ekspertët e Degës ETP të NP HM-I-së, sëbashku me shtëpinë konsultuese të autorizuar D’Appolonia të Italisë, i vunë bazat e studimit.

Studimi u krye dhe prezantimi i tij është realizuar në Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura (PERI)

Më datë 08/05/2012, në kohën e caktuar prej orës 9.00-12.30, në hapsirat e HM-I-së, përfaqësues nga Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastrktura, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, EBRD-ja dhe ekspertët të cilët e përpunuan studimin “ Efikasiteti Energjetik i NP HM-I-së”, e prezantuan raportin final.

“Ky raport është si rezultat i auditimit energjetik të PERI-t, të kryer nga D’Appolonia gjatë fundit të vitit 2012. Ajo është kryer si pjesë e Programit për Efikasitet Energjetik të sektorit korporativ, të cilin EBRD-ja e zhvilloi për t’i mbështetur industritë kyçe, që t’i rishikojnë performancat e tyre energjetike dhe t’i forcojnë mundësitë e mundshme për reduktimin e përdorimit të energjisë dhe studimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Iniciativa e Evropes Qendrore (CEI), siguroi mjete për ta marrë këtë detyrë. CEI është forum rajonal që promovon bashkëpunim rajonal në mesin e 18 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Nëpërmjet fondit të CEI-t, e cila është formuar në vitin 2012, u financua plotësisht nga Italia (me 34.5 milion euro).Iniciativa ka për qëllim t’i mbështesë vendet në tranzicion për procesin e integrimit në BE. Gjatë vitit 2012, më shumë se 1.5 milion u ndanë për nëntë detyrat e TC-së në këto vende, kryesisht në sektoret e transportit dhe efikasitetit energjetik”.

Detaje mund të shihni në pjesën- Projekte.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG