Trenat nuk do të ndalen nesër, punëtorët i morën rrogat

Drejtori i Infrastrukturës ka propozuar masa për zgjidhje afatgjate të problemeve financiare, të cilat ende do të diskutohen  në qeveri.

Trafiku hekurudhor për pasagjerë, nesër nuk do të ndalet. Punonjësit në HM Infrastruktura, e anuluan grevën e paralajmëruar, pasi sot e morën rrogën e muajit mars. Sindikalistët janë të kënaqur që i morën rrogat, por kërkojnë që të miratohet një strategji për zgjidhje afatgjate të problemeve. Problemi kryesor është se për shkak të pagave u vonohen edhe kuponat, sepse ata kërkuan nivelizimin e plotë të pagave deri ne qershor. Drejtori i Infrastrukturës për Alfa-n tha se ka propozuar masa të cilat ende do të diskutohen në qeveri:

 

- Ne shohim atë se çfarë mund të bëjmë, që me kohë t’i paguajmë punëtorët.

 Po përgatisim një strategji për t’i paguar më lehtë pagat e vonuara, me çka borxhi ynë do të transformohet në depozitë të qëndrueshme të shtetit. Tashmë kemi dorëzuar propozimin në qeveri, tha drejtori i HM Infrastrukturës, Irfan Asani.

 

Problemet financiare në HM, kryesisht ishin rëniet e vëllimit të transportit të mallrave, si rrjedhojë e krizës, por edhe i grevave të shpeshta në Greqi.

 

 

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG