„ PASTRIM GJENERAL “ NË STACIONIN HEKURUDHOR TË SHKUPIT
Stacioni hekurudhor në Shkup, i cili u lëshua në përdorim para saktësisht 31 viteve, në atë kohë përfaqësonte qendrën më moderne të trafikut, jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë në Ballkan. Stacioni në të cilin lëviznin 70 trena dhe rreth 7000 pasagjerë në ditë, me pamjen, ndërtimin dhe funksionalitetin e saj dallues, përfaqësonte kulmin e arkitekturës së asaj kohe.
Prej atëherë e deri më sot, nuk ka patur iniciativë serioze investimi, kështu, lënia në harresë dhe kriza financiare e kanë bërë të veten.
Këto ditë , punonjësit në NP MH Infrastruktura edhe pse të prekur nga kriza e rëndë ekonomike, e cila i përfshiu edhe hekurudhat, ata gjetën forcën që me mjetet e tyre të merren me pastrim gjeneral të stacionit. Me vinçin e njohur – kobra, do të lahen të gjitha sipërfaqet e qelqta në stacion, do të pastrohet dyshemeja brenda, do të ngjyrosen pjesë të gardheve të platformave, që së paku të kthehet shkëlqimi i mëparshëm.
Përndryshe, në gjysmën e dytë të këtij viti, do të fillojë rinovimi i brendshëm në seksionin e pasagjerëve të stacionit. Me realizimin e këtij projekti do të përmirësohen kushtet për përdorim të stacionit, nga ana e personave me aftësi të kufizuara dhe personave me nevoja të veçanta, duke vendosur ashensorë dhe shkallë lëvizëse të përshtatshme për persona të tillë.
Gjithashtu do të vendoset sistem i ri informativ për pasagjerët, sistem për adresa publike, ndriçim të ri, përshtatje të nyjeve sanitare, dysheme të ngritur dhe të rinovuar me pllakat e platformave etj., në këtë mënyrë, stacioni do të merrte imazh evropian.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 00389 2 324 8701
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG