Drejtori i Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrstruktura, Irfan Asani po merrë pjesë në kuvendin e përgjithshëm të organizatës evropiane të kompanive hekurudhore infrastrukturore i  cili mbahet prej datës 8-të deri me 10-të shkurt në Bruksel.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë tre shtetet Bulgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë po shkon drejt finalizimit.

Emisioni `E diela me ne.." në Tv Koha emisionin e rradhës e ka realizuar me drejtorin e Ndërmarjes publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani.

Lidhja hekurudhore, përcaktimi i pikave lidhëse në trafikun hekurudhor mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, intensifikimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe këmbimi i ekipeve të ekspertëve ishin disa nga temat për të cilat diskutuan drejtori i ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani dhe drejtori i kompanisë hekurudhore infrastrukturore të Bullgarisë Milço Lambrev

Në veb faqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillm (BERZH ) www.ebrd.com/work-wth-us/procurement/p- pn.....html është publikuar ftesa parakualifikuese për ndërtimin e Koridorit hekurudhor 8 për fazën e dytë e cila fillon nga Belakovca deri në Kriva Pallankë, ndërsa kompanitë e interesuara vendore dhe ndërkombëtare mund të konkurojnë deri me datë 07.07.2016.

Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i kryesuar nga zëvendësministri Nimetulla Halimi dhe deputetët Ramiz Merko dhe Musa Ibrahimi, vizituan ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura.

INFO
Informata mbi çmimin e biletave hekurudhore mund të merret në:
e-mail: mztransportad@mt.net.mk
Telefon: 2449-212
PARTNERËT
EUROFIMA
RNE
UIC
CER
SERG